“Zgjuan gjithë lagjen”, problemet e Brazilit nuk kanë fund

Ditën pas fitores ndaj Katarit lojtarët e kombëtares braziliane e kishin pushim. Të gjithë këtë liri të dhënë nga trajneri Tite, Gabriel Zhesus e ka shfrytëzuar për të festuar në një parti me muzikë të lartë dhe për të lënë banorët përreth pa gjumë.
Siç raportohet nga mediat braziliane, policia ka ndërhyrë për të ndaluar muzikën me zë shumë të lartë. Banorët përreth kanë njoftuar forcat e rendit, pasi ishin të shqetësuar nga zhurma që krijohej. “Muzika ishte aq e lartë sa zgjoi gjithë lagjen. Çdo pesë minuta vinte një makinë me prostituta. Policët janë heronjtë tanë”, u shpreh një qytetar.

Në momentin e ardhjes së forcave të rendit shumica e të ftuarve kanë mbuluar fytyrën. I vetmi që është dalluar është Zhezuz, ndërkohë që dyshohet të kenë qenë të pranishëm edhe lojtarë të tjerë brazilianë.

Federata e Futbollit të shtetit latin është munduar të mos përzihet. Ata shprehen se futbollistët nuk kanë thyer rregullat e grumbullimit sepse ajo ishte një ditë pushimi. Shtojnë se është çështje private mënyra sesi ata dëshirojnë ta kalojnë kohën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online