Mund të duket si një fantazi e merkatos, por mundësia e një shkëmbimi të tillë po rritet nga dita në ditë. Presidenti De Laurentis kërcënoi se Interi nuk do të ketë shanse të marrë lojtarë të Napolit, kështu që zgjidhja që do i kënaqte të gjithë do të ishte shkëmbimi kokë më kokë.
Insinje tek Interi dhe Mauro Ikardi nën urdhrat e Karlo Ançelotit. Kjo është ideja e fundit dhe palët po mendohen. Zikaltrit po kërkojnë një klub për të shitur argjentinasin, ndërsa fantazisti napolitan është lodhur nga kritikat e shumta dhe kërkon të provojë një aventurë të re.
Ikardi i pëlqen Napolit, ashtu siç Konte do e priste me krahë hapur një përforcim si ai i Lorenco Insinjes, një lojtar me karakteristikat e duhura për futbollin që kërkon të aplikojë trajneri leçez. Jemi në merkato, gjithçka mund të ndryshojë, por ky opsion do i linte të gjithë të kënaqur.