14:00, dy sfida mjaft interesante luhen në Laç dhe Fushë-Krujë. Tre skuadra që duan vendin e katërt, ndërsa Kastrioti mbijetesën. Krutanët kthehen të luajnë në stadiumin “Redi Maloku” dhe do kërkojnë t’i presin hovin Tiranën, që së fundmi ka nisur të shikojë për vendet e sipërme të renditjes. Ecuria e kohëve të fundit dhe ndalesat e rivalëve i motivojnë bardheblutë.
Gjithsesi duhet kaluar pengesa Kastrioti. Turtulli nuk është për shkak kartonësh, kurse Kobinah u dëmtua së fundmi. Atinga dhe Doka janë prurjet në formacion, kurse te Kastrioti është momenti që të luajë nga fillimi Edi Bojom. Së bashku me Çelën sot do të kenë punën me Majkëll Ngo.
Zhvendosemi në Laç, disa kilometra më tej. Debuton Sulejman Starova dhe kurbinasit do t’i rikthehen modulit 4-3-3. Xhixha e Shtubina do të luajnë nga krahët e sulmit, kurse në majë me shumë mundësi Mane. Te Flamurtari mungon Batha dhe trajneri Daja ka bërë prova të shumta. Musta pritet të kthehet në qendër të mesfushës, ku alternativat janë të pakta për vlonjatët.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 25
E diel, më 17 mars 2019, ora 14:00
Laçi-Flamurtari
Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Eller, Lushkja, Najdenov, Shtubina, Xhixha, Mane. Trajner: Sulejman Starova
Flamurtari: Koliçi, Liçaj, Pollozhani, Veliu, Kotobelli, Deliaj, Mustafa, Musta, Ribaj, Kale, Sukaj. Trajner: Ilir Daja
Gjyqtarë: Andi Koçi, Nuri Rrapaj, Mario Shazivari, Kridens Meta
Delegat: Marjus Sulejmani; Vëzhgues: Albano Janku
Kastrioti-Tirana
Kastrioti: Çekrezi, Husein, Bojom, Çela, Ndreca, Ymeraj, Shehu, Marku, Roxher, Kalaja, Vatnikaj. Trajner: Bledar Devolli
Tirana: Abibi, Kërçiku, Atinga, Imami, Hoxhallari, Mauexhe, Karabeci, Hasani, Doka, Greca, Ngo. Trajner: Ardian Mema
Gjyqtarë: Olsi Sokoli, Rejdi Avdo, Renato Malaj, Olsid Ferataj
Delegat: Lysien Nurishmi; Vëzhgues: Arjan Mali