Dita e betejave të mbijetesës, e Para në fushë edhe sot

Kategoria e Parë vijon sot dhe luhen sfidat e zonës Play-out. Të gjitha nisin prej orës 15:00 dhe priten beteja interesante. Shënkolli në Grupin A dhe Tomori në Grupin B janë pushim këtë javë, kurse të gjitha skuadrat e tjera do të zbresin në fushën e lojës.

Në Grupin A, Veleçiku pret Vorën e vendit të fundit, një sfidë që për koplikasit duhet fituar, nisur edhe nga pozicioni i Vorës në vendin e fundit të renditjes. Ndërsa në Burrel, Iliria do të provojë shanset e marrjes së pikëve. Matjanët e drejtuar nga Elvis Plori e kanë të qartë se vetëm tri pikët u bëjnë punë.

Në Grupin B, Pogradeci pret Turbinën, një ndeshje që favorizon vendasit dhe skuadrën e Cërrikut e mban në ethet e një surprize. Ndoshta kështu duket edhe sfida që luhet në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit, Apolonia-Elbasani, ku barazimi i bën punë verdhebluve të Elbasanit.

AGRON KAJA

KATEGORIA E PARË – Java 20

GRUPI A / Play-out
Të dielën, 17 mars 2019
Veleçiku-Vora             15:00
Burreli-Iliria                15:00
Shënkolli pushim

GRUPI B / Play-out
Të dielën, 17 mars 2019
Pogradeci-Turbina      15:00
Apolonia-Elbasani       15:00
Tomori pushim

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online