Zeniti bëri gati çekun, Manolas i thotë “jo”

Roma ka prekur me dorë thuajse 40 milionë euro, ka bërë planet se ç’do të bënte me to, kishte përgatitur çdo detaj, nga fluturimi te kontrollet mjekësore, por… Manolas thotë “jo”. Greku ka refuzuar prerë transferimin te Zeniti në Rusi, duke mos dhënë ende një arsye të qartë, por me sa duket ambiciet e tij janë më të mëdha se i ftohti rus, duke parë që e duan shumë klube të mëdhenj anembanë Europs.

Te Zeniti e dëshironte me çdo kusht Roberto Mançini, “thesi” me miliona kishte marrë rrugën për në Romë, por tashmë gjithçka anulohet dhe Roma tërbohet, aq sa mund ta nxjerrë jashtë skuadre “rebelin” grek, i cili gjithsesi ka një kontratë deri në 2019.

Ajo që bën përshtypje është lajmi se fillimisht Manolas i kishte dhënë “OK” Mançinit në telefon, ndaj duket qartë se refuzimi i tij lidhet me një ofertë të re që ka marrë nga ndonjë klub tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *