Shkëlqeu në Laç, Mensah shkon në Superligën greke

Pak muaj në Kategorinë Superiore i mjaftuan ganezit Emanuel Mensah për të treguar se ishte një supertalent dhe Laçi ishte thjesht trampolina e duhur për të, drejt një kampionati më të rëndësishëm.

Anësori ofensiv, 4 gola në 17 ndeshje kampionati në Laç, ka firmosur dhe është ptreznatuar te Atromitosi, klub i Superligës greke, që e ka prezantuar duke e përshkruar me superlativa.

Mensah është një futbollist i aftë të luajë në të gjitha pozicionet e sulmit dhe mosha e tij e re ka bindur Atromitosin t’i ofrojë një kontratë 2-vjeçare, duke i dhënë numrin 7.

“Jam i entuziazmuar, sepse po hedh një hap të madh përpara në karrierën time, duke m’u dhënë mundësia të luaj për Atromitosin. E di që Atromitosi është një ndër klubet më të mira në Greqi, kam gjetur një ambient të shkëlqyer dhe tashmë mund të mendoj vtëm të punoj fort. Dua të falënderoj drejtuesit dhe trajnerin, që më ka besuar, do të jap 110% në çdo ndeshje, për t’i kënaqur tifozët”, deklaroi pas nënshkrimit Mensah.

Sa për kuriozitet, Mensah kishte kontakte me gjithë klubet e pasur të Superiores këtë qershor, por asnjëri nuk i ofroi kontratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online