Zbriti në fushë pas 7 muajsh, Musolli: Kohë e gjatë dhe e mundimshme!

Mesfushori i Kukësit, Besar Musolli u aktivitua në pjesën e dytë në takimin kundër Laçit, pas plot 7 muajsh mungesë nga fushat e blerta. Numri 23 i verilindorëve është një nga lojtarët senatorë të skuadra dhe ishte pikërisht ai që dha asistin te goli i Limajt, i cili kishte meritën më të madhe.

Megjithatë, aftësitë dhe rëndësia e Musollit dihen dhe rikthimi i tij është pritur me shumë optimizëm nga stafi i verilindorëve, por dhe nga vetë Musolli, i cili në profilin e tij “Facebook” u shpreh se ka qenë një periudhë shumë e vështirë për të.

“Pas një periudhe të gjatë rikthehem sërish në fushë. Kanë qenë muaj të gjatë dhe mjaft të mundimshëm. Në radhë të parë falënderoj zotin, familjen, miqt e ngushtë, shokët e ekipit dhe të gjithë ata që më kanë shkruar dhe më përkrahën. Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë Ervin Kapajn dhe stafin e “Milano Medical Center”, si dhe Doktoret e ekipit Mel Ostrenin, Gazmir Kapellarin , Erion Bacovën dhe Eri Suci që kanë qëndruar pranë meje gjatë gjithë kësaj kohe”, shkroi Musolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online