Ekip i destinuar për sukses, ja kush është Ajaksi që po na mrekullon

Të shohësh teksa luan Ajaksi i këtij viti është kënaqësi. Një skuadër me një moshë mesatare shumë të re, por e mbushur deri në grykë me talent e pjekuri. Hodhi “knock-out” kampionët e Europës, Realin e Madridit dhe së fundmi barazoi kundër Juventusit 1-1 në “Johan Cruyf Arena”. Një ekip që nuk ka frikë të luajë, i zhdërvjellët dhe i bukur. Fanatikët e Ajaksit të dikurshëm këto djem i kanë bërë të ëndërrojnë përsëri.

Teknika dhe shpejtësia e Neres dhe Zijeh. Pjekuria dhe klasi i Dushan Tadiç, i palodhuri Van de Bek bëjnë që ekipit kundërshtar t’i duket fusha shumë e madhe. Por De Ligt dhe Frenki De Jong janë dy esencat që e plotësojnë Ajaksin. Mbrojtësi dhe njëkohësisht kapiteni ka bërë një ndeshje gati perfekte ndaj “Zonjës”, ku përveç rastit të golit ka fituar çdo duel me Manzukiç dhe Ronaldo. Tregon pjekurinë e një 30 vjeçari dhe forcën e një 20 vjeçari. Një lider i vërtetë. Lojtar që ja vlen të hapësh thesin për ta blerë.

Qershia mbi tortë e Ajaksit në ndeshjen ndaj Juves ishte Frenki De Jong. U ble 86 milionë euro nga Barcelona dhe mjafton të shohësh atë ndeshje që të kuptosh pse vlen aq shumë. Arrin të bëjë rolin e tapës kur kundërshtari po sulmon. Bëhet një “play-maker” perfekt kur ekipi i tij sulmon dhe arrin të lidhë mrekullisht mbrojtjen me pjesën tjetër të skuadrës në tranzicionin pozitiv të skuadrës.

Në Torino mesfushori theu edhe një rekord që më parë e mbante ai që pritet të zëvendësojë në Barcelonë, pikërisht Buskets. Holandezi i vogël arriti ta prekë topin plot 117 herë duke u bërë lojtari më i ri me këtë numër prekjesh. Nga 117 prekje ai bëri plot 90 pasime me një saktësi 92%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online