Zaneti: Konte te Interi? Një mundësi e pabesueshme

0

Zëvendëspresidenti i Interit, Havier Zaneti, ka përshkruar emërimin e Antonio Konte si trajner i zikaltërve si “një mundësi e pabesueshme” për klubin. Konte u zyrtarizua nga klubi zikaltër javën e shkuar, pasi kishte nënshkruar një marrëveshje 3-vjeçare.

Për Sky Sport, Zaneti tha: “Ka shumë entuziazëm te Interi, ne jemi të vetëdijshëm që kemi një mundësi të jashtëzakonshme tani. Kam folur shumë me Antonion dhe mund të garantojmë se skuadra do të ringrihet”.

Interi tashmë ka filluar të përforcojë skuadrën përpara fillimit të sezonit të ri, me mbrojtësin e Atletiko Madridit, Diego Godin, i gatshëm të transferohet si një lojtar i lirë. Mesfushori i Kaljarit Nikolo Barella dhe sulmuesi i Romës, Edin Xheko, duket të jenë dy blerjet e ardhshme, ndërsa Konte ka ende shpresë për firmën e Romelu Lukakut.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.