“Xixa” në stërvitjen e Kastriotit, Nica i qartë

0

Kastrioti renditet në vendin e fundit në klasifikim, ndërkohë që pas përfundimit të fazës së parë ka ndërruar trajnerin. Elvis Plori dha dorëheqjen dhe në vend të tij u përzgjodh durrsaku Stavri Nica. Ky i fundit po përgatit ekipin për ndeshjen me Luftëtarin.

Gjatë seancave të këtyre ditëve ka qenë i prerë me lojtarët e tij, teksa ka kërkuar luftë në stërvitje. Lojtarët kanë “shtrënguar rripat” për të bindur Nicën, i cili kërkon një ekip që të vrapojë shumë, të tregojë dëshirë dhe grintë.

Për të kjo është receta e suksesit dhe në krye të Laçit ai ka bërë mirë në të shkuarën. Sigurisht te Kastrioti është në situatë tjetër. Gjithsesi njëfarë ndryshimi në seancat stërvitore të Kastriotit vihet re, teksa ka shumë duele e përplasje mes lojtarëve. Gjithmonë në kuadrin sportiv. Tani pritet ndryshimi në fushën e lojës kundër gjirokastritëve.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.