Humbja me Flamurtarin, Mema bën dy lëvizje te Tirana

Tirana kërkon kthesën pas dy humbjeve të fundit me Laccin dhe Flamurtarin. Trajneri Ardian Mema ka pasur rezerva për ekipin e tij gjatë kësaj jave, ndërkohë që ka programuar edhe lëvizje. Marvin Turtulli është njëri prej lojtarëve që mund të ulet në stol.

Edhe pse ka luajtur titullar vazhdimisht, pas humbjes me vlonjatët Mema ka pasur kritika për të dhe për momentin Vinsent Atinga mund të zërë vendin e tij. Por ka edhe një lëvizje tjetër në mesfushë. Edon Hasani nuk mund të luajë në sulm.

U provua në ndeshjen me Flamurtarin dhe eksperimenti nuk rezultoi i suksesshëm. Ai që sakrifikohet është Toni Mauexhe. Daja dhe Karabeci do të luajnë së bashku në qendër, kurse shkodrani para tyre. Sulmi ëshët dilema e madhe.

Me Ngo të pezulluar, Sentamu shikohet për momentin si zgjidhja më e mirë. Dejan Blazhevski vijon me seancat e fizioterapisë dhe duke parë situatën zor se do të jetë gati. Ndeshja me Kamzën zhvillohet nesër dhe nuk mund të rrezikohet me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online