Ankth te Milani, dy ndeshjet e radhës janë vendimtare

Rizgjimi pas derbit ishte edhe më i hidhur. Milani zhgënjeu në shtëpi përballë Betisit, duke humbur edhe kreun e grupit në Europa League. Por, më alarmant se rezultati, ishte paraqitja e skuadrës në fushë. Një ndeshje realisht shumë e dobët ajo e kuqezinjve, që për më tepër se 75 minuta vuajtën dominimin e spanjollëve.

Përgjegjësia për këtë performancë bie mbi trajnerin Xhenaro Gatuzo, i cili u shfaq nervoz, i pasigurt dhe tejet i rrëmujshëm në aspektin taktik. Menjëherë pas humbjes, klubi e konfirmoi trajnerin, megjithatë pozitat e drejtuesit të stolit mbeten të lëkundura. Për të shpëtuar postin, tekniku duhet të marrë 6 pikë në dy ndeshjet e radhës në shtëpi kundër Sampdorias dhe Xhenoas.

Nëse nuk do të ketë zhvillime të papritura të orëve të fundit, Gatuzos do t’i duhet të gjejë zgjidhje taktike për të qenë i suksesshëm përballë skuadrës së Xhampaolos. Ndërsa stoli duket më i rrezikuar se asnjëherë tjetër, trajneri duhet të bëjë ndryshime rrënjësore, krahasuar me dy ndeshjet e fundit të luajtura.

Edhe pse Leonardo këmbëngul se klubi nuk ka menduar për asnjë zëvendësues, si pasardhës të teknikut kuqezi, vazhdojnë të përfliten dy hipoteza. Antonio Konte mbetet ëndrra e madhe e “Djallit”, ndërsa një alternativë është edhe Roberto Donadoni, i cili është mjaft i lidhur me dyshen drejtuese, Maldini-Leonardo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online