“Xholi” Musta i shumëkërkuar, oferta nga Kosova e Superiorja

0

Emiljano Musta në verë vendosi të rinovonte kontratën me Flamurtarin, edhe pse kishte disa oferta. Pas dy sezonesh në Vlorë, lojtari polivalent nga Elbasani do ndryshojë ambient. Me kuqezinjtë në aspektin personal gjërat kanë shkuar mirë, edhe pse problemet në klub kanë qenë prezente.

Në kushte të tilla çdo lojtar aty mendon ta vijojë karrierën diku tjetër. Nuk bën përjashtim as Musta, i cili madje është kthyer në objektiv për disa klube. Janë disa arsyet, duke nisur nga fakti që ai është në gjendje të luajë në të majtë të mbrojtjes dhe mesfushës, si qendërmesfushor, por ka provuar të luajë edhe në linjën e djathtë.

Mosha e Mustës është ideale. 27 vjeç, i pjekur dhe gati për të provuar një eksperiencë të rëndësishme dhe për të luftuar për trofe. Me atë synim në fakt kishte ikur edhe në Vlorë, por me gjithë ato probleme që nuk kishin të bënin me aspektin sportiv, ishte shumë e vështirë.

E ARDHMJA –  Musta ende nuk e ka vendosur përfundimisht se ku do të luajë, edhe pse përmes menaxherit të tij kanë nisur kontaktet e para. Veç skuadrave të Superiores, edhe nga Kosova ka interes për shërbimet e tij. Lakohen Feronikeli e Prishtina që do të marrin pjesë në kupat e Europës.

Në Superiore gjithashtu janë disa ekipet që e duan dhe bëhet fjalë për ato që pretendojnë titullin sezonin e ardhshëm. Shitja e Trashit mund të fusë në garë edhe Partizanin, ndërkohë që edhe Skënderbeu në rast se triumfon në CAS ndaj UEFA-s do të ishte i interesuar. Musta synon të jetë i rëndësishëm në ekipin ku do të shkojë dhe do të mendohet mirë para se të hedhë të zezën mbi të bardhë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.