Edin Xheko e mban mend ende atë ndeshje madhështore me Barcelonën ku arritën që të merrnin dhe fitoren e madhe që u dha kualifikimin, ndonëse kishin humbur takimin e parë me rezultatin 4-1. Në një intervistë të dhënë së fundmi, sulmuesi boshnjak nuk e ka lënë jashtë vëmendjes atë ndeshje, ku thekson se skuadra e tij kishte bërë një ndeshje të pabesueshme.
“Roma ishte i vetmi vend ku unë u ndjeva në shtëpi që pas largimit nga Bosnja. Dallimi mes futbollit anglez dhe atij italian? Primare këtu në Itali është shpejtësia. Në Seria A luhet një futboll taktik dhe i kushtohet shumë rëndësi kësja gjëje. Gjëja më madhe për mua ishte fakti se kisha mundësi të luaja me një legjendë si Francesko Toti. Duke luajtur me të u përmirësova shumë”.
Ndeshja më emocionuese? Pas humbjes me Barcelonën 4-1 është shumë e vështirë që të mendosh se nuk duhet të heqsh dorë. Në ato momente ndihesh i vdekur, por ne ishim me fat që shënuam menjëherë dhe kjo gjë na ndihmoi shumë. Po vraponim dhe po luanim si kafshë. Kur shënoi golin e tretë Manolas ishte e pabesueshme. Një ditë më vonë e pash ndeshjen të gjithën. Ne mund të kishim shënuar dhe më shumë gola, por mund të them se ishim të përsosur.