Wilder: Fury-t mund t’i jap një shans të dytë, Joshua frikacak

Boksieri amerikan Deontay Wilder po përgatitet për duelin e 41-të dhe më të rëndësishëm të karrierës së tij. Mbrëmjen e së shtunës (mëngjesi i së dielës me orën shqiptare), boksieri i pamposhtur do të përballet me anglezin Tyson Fury. Wilder është i bindur se do të fitojë, madje nuk heziton të thotë se po mendon t’i japë kundërshtarit tij një mundësi të dytë.

“Është një duel madhështor, një ndër ato që fansat kanë vite e kërkojnë. Me siguri ato do e dëshironin  një ndeshje të dytë, kështu që pse jo? Pse të mos i jap një boksier të madh një mundësi të dytë. Me shumë gjasa do t’i jap Fury-t një shans tjetër”.

“Ndërkohë, që ka disa njerëz që e cilësojnë veten si më të mirët dhe kanë frikë t’i japin Fury-t qoftë dhe një mundësi, pasi kanë frikë se mos prishin rekordin e pamposhtur që kanë deri më tani”, tha Wilder, i cili hodhi disa “kunja” drejt boksierit anglez Anthony Joshua me deklaratën e mësipërme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *