Ajdareviç e mbyll me Greqinë, lamtumirë pa helm

0

Pas dy vitesh në Greqi, me pak minuta sezonin e shkuar dhe asnjë minutë në kampionat këtë sezon, Astrit Ajdareviç vendos të thotë “mjaft”.

Mesfushori shqiptar ka vendosur të ndërpresë marrëdhëniet me AEK-un, duke zyrtarizuar gjithçka me një postim në Instagram.

Asnjë polemikë, asnjë fjalë për problemet që ka pasur së fundi në Athinë, ku luajti vetëm një ndeshje kupe dhe u la mënjanë nga klubi.

“Jam i lumtur dhe mirënjohës që kam pasur kaq shumë dashuri në kohë të mira dhe të këqija. Emri im do të lidhet gjithmonë si një kampion me AEK dhe ky klub do të jetë përgjithmonë pjesë e jetës time. Faleminderit të gjithë njerëzve që janë përfshirë në jetët tona në dy vitet e fundit. Unë jam munduar gjithmonë të jap më të mirën time në fushë dhe jashtë saj. Familja Ajdareviç i falënderon të gjithë”, shkruan Ajdareviç, i cili pritet të transferohet në ndonjë nga kampionatet skandinave.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.