Interesimi i Venger dhe “turpërimi” i Xhek Uilsher, Van der Vart kthehet vite pas

 Rafael Van der Vart shijoi suksesin më të madh të karrierës së tij në Londër, ku iu bashkua Totenhemit pas një sezoni të dështuar te Real Madrid. Iu deshën pak ndeshje për të fituar simpatinë e tifozëve të “spurs”-ave, por historia mund të kishte qenë krejt ndryshe, pasi holandezi mund të ishte transferuar te rivalët e përjetshëm të Arsenalit. Detajet e historisë i thotë vetë mesfushori në një intervistë për  “inews”.

INTERESIMI I ARSENALIT – “Pak muaj para se të transferohesha te Uest Hemi, mora një telefonatë nga Robin Van Persi. Ai më tha se Arsen Venger ishte i interesuar për mua dhe do të më shikonte në një ndeshje të kampionatit spanjoll. Bëra një paraqitje të mirë në atë takim, dhe filluan negociatat, por nuk gjetëm dot gjuhën e përbashkët për kontratën.  Tani mund të them se jam i lumtur që nuk ndodhi ai kalim, pasi nuk do të kisha përjetuar gjitha ato vite të bukura te Totenhemi”.

KUJTIMI MË I BUKUR NGA DERBI – “Mbaj mend një ndeshje, ku driblova Xhek Uilsher dy herë mes këmbësh në pak sekonda. Ajo ishte një ndër ndeshjet më të mira të karrierës sime, shënova dy gola dhe ndihesha i pandalshëm.

VIDEO E DRIBLIMIT NDAJ UILSHER

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online