Administratori i klubit të Kastriotit Gazmend Vogli ishte i ftuar në emisionin “Kampionët” në “Vizion Plus”, ku foli për ngjarjet e tensionit që ndodhi në përfundim të takimit Kastrioti – Tirana.
“Flitet që stadiumi jonë nuk i përmbush kriteret. Stadiumi jonë ka një rrethim 3 metra, ndërsa fushën po e rregullojmë duke ndërhyrë në pjesët ku bari ka probleme, për këtë na vjen në ndihmë dhe pauza e kombëtares. Terreni po na penalizoi dhe ne, por këto janë kushtet. Kastriotin po e paragjykojnë, për ne po flitet një vorbull thashethemesh e trillimesh. Gjithmonë na paragjykojnë. Kemi një ekip simpatik dhe me moshë të re, kemi fituar në Gjirokastër dhe kemi marrë pikë ndaj Flamurtarit”.
TENSIONI – “Pamjet flasin vetë. Ardian Mema u nxor nga arbitri dhe më pas u fut në fushë dhe kjo është e palejueshme. Futbollistët e Tiranës në vend që futen në dhomat zhveshjes përleshen me policët të cilët më pas nuk reagojnë. Në video shihet dhe Albi Doka që gjuan policin bashkiak nga dritarja e dhomës së zhveshjes”.
ARBITRIMI – “Në të gjitha studiot është pranuar se penalltia është e saktë, por po flitet për faull te portieri që për mua nuk ekziston.”.
“Nga ana e ekipit tonë nuk patën incidente. Organizimi ka qenë perfekt nga ana jonë e kemi pritur Tiranën si zotërinj e kanë ikur si zotërinj”.
“Është thënë dhe stërthënë që është goditur lojtari Halili. Krejtësisht e pavërtetë. Tirana si rival i joni duhet të dilte më një deklaratë në këtë rast”,
MBIJETESA – “Ne e shohim çdo ndeshje si finale. Kemi shpresa për mbijetesë. Trajneri, ekipi dhe drejtuesit kanë qenë mjaft korrekt. Kemi diferencë katër pikë diferencë nga Luftëtari dhe pesë pikë diferencë nga Tirana”, tha Vogli.