Duka pret ambasadorin hungarez, ftesë për… Turqinë

Presidenti i FSHF-së Armand Duka, takoi sot në ambjentet e institucionit të futbollit, ambasadorin e Hungarisë në Tiranë, Lorant Balla. Bashkëpunimi i mëtejshëm për futbollin ishte në qendër të bisedës mes ambasadorit, presidentit të FSHF-së dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Ilir Shulku.

Gjatë takimit, Presidenti Duka njohu Ambasadorin Balla me zhvillimet e mëdha që ka njohur futbolli shqiptar gjatë viteve të fundit, të cilat njohën kulmin me kualifikimin historik të Shqipërisë në finalet e kampionatit Evropian “Francë 2016”. Ambasadori Balla është një njohës i mirë i gjuhës shqipe dhe shqiptarëve, pasi më herët ka shërbyer edhe si ambasador i Hungarisë në Kosovë.

Presidenti Duka falenderoi ambasadorin e Hungarisë për mbështetjen dhe për kujdesin që ai po tregon në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në aspektin sportiv, si edhe e ftoi që të jetë edhe ai në stadium për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Turqi në stadiumin “Loro Boriçi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online