Vjen oferta e parë për Lopeteguin, por Reali i prish punë

Hulen Lopetegui mbetet një trajneri i kërkuar në nga klubet europiane, pavarësisht eksperiencës së dështuar te Real Madrid, ku nuk zgjati më shumë se katër muaj.  Por, vetëm dy ditë nga shkarkimi kanë mjaftuar që në tryezën e Lopeteguit të vijë oferta e parë.

Spartaku i Moskës është ekipi që kërkon me ngulm teknikun bask. Klubi rus ndërpreu bashkëpunimin 3-vjeçar me italianin Masimo Karrera dhe është vënë në kërkim të një trajneri cilësor. Por, akordi me Lopeteguin s’do të jetë i lehtë për t’u arritur. Shkak për këtë është kontrata e tij me Real Madridin.

Lopetegui do të vazhdojë të paguhet me rrogën e tij të plotë (6 milionë Euro/sezon), pavarësisht se është shkarkuar. Në rast se klubi rus dëshiron të firmosë me trajnerin spanjoll, atyre do i duhet të gjejnë një marrëveshje me Realin, ku rroga e  teknikut të ndahet në mënyrë të barabartë midis dy klubeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online