Theu disiplinën, Arbër Çyrbja përfundon te Kukësi B

0

Kukësi, edhe pse fitoi ndeshjen e fundit me Laçin, nuk ka qetësinë e duhur. Një nga lojtarët e blerë gjatë kësaj vere, Arbër Çyrbja, është dënuar për t’u stërvitur me ekipin B. Lajmi raportohet nga “Supersport” dhe thuhet dhe mesfushori e ka pranuar vendimin.

Thuhet se Çyrbja ka shkelur rregullat e klubit dhe tanimë do të duhet të punojë me ekipin e dytë deri në një moment të dytë. Për anësorin Kukësi në verë pagoi plot 50 mijë euro te Teuta, por deri më tani gjërat nuk kanë shkuar aspak mirë. Më parë te Kukësi janë dënuar për të t’u përgatitur tek ekipi B edhe Donjet Shkodra e Valon Ethemi.

Çyrbja këtë sezon është aktivizuar në gjashtë ndeshje si titullar, kurse të tjerat i ka nisur nga stoli. Ai nuk ka mundur dot të shënojë, ndryshe nga se bënte te Teuta, ku mbante edhe shiritin e kapitenit. Në ndeshjen e fundit kundër Laçit ai luajti vetëm 45 minuta, duke mos lënë shenjë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.