Lukas Paketa e teproi me prekjen e arbitrit dhe e ka pësuar keq. Braziliani i Milanit u ndëshkua me të kuqe në ndeshjen e mbrëmjes së kaluar kundër Bolonjës.
Tensioni i madh dhe ndërhyrjet e ashpra e acaruan lojtarin ofensiv, i cili nuk u përmbajt as kundër arbitrit. Sot ka dalë edhe vendimi për të. 3 javë pezullim është dënuar 21-vjeçari, që përkthehet ndryshe fund i parakohshëm i sezonit.
Kjo do të jetë një mungesë e madhe për trajnerin Gatuzo. Kuqezinjtë kanë nevojë për fitore në tre ndeshjet e mbetura dhe gjërat do të vështirësohen edhe më shumë pa fantazinë dhe talentin e brazilianit në fushë.