Habia e madhe, Klop i beson sulmin një debutuesi

Sonte në mbrëmje do të mësojmë finalistin e parë të këtij sezoni në Champions Ligë. Liverpuli pret në shtëpi Barcelonën dhe ka detyrën e tmerrshme për të rikthyer rezultatin 3-0.

Diçka pothuajse e pamundur, por futbolli është një magji më vetë dhe djemtë e Klop do ta provojnë. Në fund të fundit nuk kanë asgjë për të humbur. Dy mungesat e mëdha mbajnë emrat e Mohamed Salah dhe Roberto Firminjos.

Diçka e tillë do të dobësojë repartin ofensiv të The Reds, por trajneri gjerman ka gati lëvizjen surprizuese. Jo vetëm për Barcelonën, por për të gjithë. Në majë të sulmit do të zbresë Rian Bruster. Talenti anglez festoi 19-vjetorin e lindjes datën e parë të prillit dhe është rritur me moshat e Liverpulit.

Rian është gati dhe ka një shans të madh kundër Barcelonës. Është shumë afër nisjes së ndeshjes si titullar, madje mund t’iu them që kjo gjë është e garantuar”, konfirmon Jyrgen Klop.

E veçanta e Bruster është fakti që nuk ka nisur kurrë një ndeshje si titullar me ekipin e parë. Me pak fjalë debutim në gjysmëfinalen e Champions Ligës kundër Leo Mesit me shokë.

Sulmuesi u shpall kampion bote me Anglinë U17 në vitin 2017, kompeticion që zhvillohej në Angli. Ai u shpall dhe golashënuesi më i mirë i turneut me 8 gola.

Një dëmtim në janar të vitit të kaluar e detyroi të qëndronte më shumë se 1 vit jashtë. Dy operacionet e lodhën dhe lojtari ishte pranë lënies së futbollit. Pasioni i madh dhe karakteri i tij i fortë triumfuan dhe sonte në mbrëmje do të zbresë për herë të parë me bluzën e ekipit të tij të zemrës mbi supe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online