“Shifrat e Tiranës të tmerrojnë, kanë lojtarë edhe më të mirë se Partizani”

Shpëtim Duro është një trajner me eksperiencë të madhe në Superiore, i cili edhe ka fituar trofe. Këtë sezon nuk ka drejtuar në Superiore, por normalisht e ka ndjekur kampionatin tonë dhe veçanërisht Partizanin. I ftuar në emisionin “Kampionët”, në Vizion Plus, ai ka folur në lidhje me të kuqtë, derbin me Tiranës, garën për titull si dhe ka bërë një krahasim mes dy skuadrave kryeqytetase.

PARTIZANI I DEMIT – “Kam qenë pjesë e stafit në skuadrën kampione të 1993. Kam qenë disa herë tek Partizani, në situate të mira dhe të vështira.  Në 20 vite tek Partizani çfarë nuk kam parë. Është e rëndësishme që për tifozët dhe ne që kemi qenë pjesë e klubit, po i vjen më në fund titulli kampion. Diskutimet pastaj se nëse ky Partizan është më i miri apo jo, janë relative. Pas një periudhë të errët, qysh në momentin kur ka ardhur presidenti Demi, të kuqte kanë qenë në nivele të larta: pretendent për kampion, ose në kupat e Europës.”

GARA PËR TITULL – “Është realitet që Partizanit ia bënë më të lehte edhe disa faktorë. Për shembull fakti që ka munguar në garë Skënderbeu, imagjinoni nuk ka fituar prej muajsh ndeshje në transfertë. Kukësi ka pasur shumë oshilacione, ndonëse arriti deri në -3 pikë. Edhe Partizani ka gabuar, por nuk ka pasur rivalë që të përfitonin. Gjithsesi fituesi nuk gjykohet”.

KRAHASIMI – “Po t’i hysh treguesve teknik tmerrohesh me Tiranën. Ka lojtarë teknik sidomos në krahë, dalin mirë, krijojnë raste, por pësojnë shumë. Është një ekip që pëson gola shumë lehtë. Diferenca kjo është. Po t’i hysh lojtarëve, pse jo mund të themi që Tirana ka lojtarë më të mirë sesa Partizani. Ama të kuqtë pësojnë pak gola dhe janë ekip solid. Tirana ka lojtarë shumë të mirë por çalon shumë mënyra e të luajturit ne mbrojtje”.

DERBI – “Tirana ka ndeshje të vështirë me Partizanin, sepse ka shumë ndeshje që nuk fiton ndaj të kuqve. Ndikon faktori psikologjik. Partizani e ka fituar titullin dhe është i qetë. Tiranën nuk e mendoj kurrë të bjere, ama rrezik ka. Ikja e Kamzës e ka prishur shumë kampionatin. Fat i madh që qëndroi në lojë Kastrioti, sepse kampionati do ishte prishur që para dy muajsh”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online