Vizita e legjendës braziliane Pele në Paris të Francës mori një kthesë për keq, kur ky i fundit filloi të shfaqte disa probleme shëndetësore. Pas gjashtë ditësh qëndrim në një spital të Parisit, 78-vjeçari ka marrë “dritën jeshile” nga doktorët dhe është rikthyer në vendlindje.
Shkak për këtë gjendje të rënduar të ish-futbollistit u bë një infeksion i fshikëzës urinare. Gjatë qëndrimit në spital, Pele pati një vizitor si special si bashkëkombësi i tij Nejmar, ky i fundit postoi një foto me legjendën në llogarinë e tij në Instagram.
“Mbreti” falënderoi fansat e tij për vëmendjen dhe lutjet e bëra për për të me anë të një postimi në rrjetet sociale: “Dua t’u falënderoj thellë nga zemra për mendimet pozitive dhe lutjet për shërimin tim. Kur isha në Paris pësova një infeksion të rëndë që kërkoi ndërhyrje emergjente mjekësore dhe kirurgji. Falë përkushtimit të madh të stafit mjekësor të spitalit amerikan të Parisit, jam gati për t’u rikthyer në shtëpi. Falënderoj nga zemra doktorët Zherard Khajat, Tiri Geta dhe Zhil Bokara. Franca nuk ka vetëm lojtarë të mëdhenj, por edhe doktorë”.