Mesfushori, Aksel Vitsel, është kthyer në objektiv per klubet e Borusia Dortmundit dhe PSG-së. Futbollisti shtatlartë aktivizohet prej dy sezonesh në kampionatin kinez me skuadrën e Tianzhin Kuanzhianit.
Vitsel është gati të përgjysmojë rrogën e tij faraonike prej 14 milionë eurosh neto për të luajtur për herë të parë në një skuadër elitare në Europë. Sipas raportimeve të medieve gjermane dhe franceze, Dortmundi është në “Pole Position” për momentin, pasi skuadra parisiene ndodhet nën vëzhgimin e rreptë të UEFA-s përsa i përket shpenzimeve financiare.
Vitsel do të ishte një përforcim fantastik për klubet, pasi bëhet fjalë për një futbollist, i cili aktivizohet prej 10 vitesh me kombëtaren belge ku ka grumbulluar 96 aktivizime. Nëse nuk do të kishte zgjedhur rrugën e parasë në Rusi me Zenitin e më pas në Kinë, 29-vjeçari me siguri do të kishte fituar më shumë famë në aspektin personal.