Nexhipi tregon skenarin ideal: Fitojmë 1-0, Karabaku mbetet favorit

Nderim Nexhipi e njeh më mirë se kushdo ekipin e Karabakut. Drejtori sportiv i Kukësit ka luajtur me ekipin azer. Ai ishte pjesë e kundërshtarit të Kukësit për 1 sezon e gjysmë, por ka luajtur pak ndeshje për shkak të një dëmtimi. Zyrtari i verilindorëve jep një intervistë të gjatë për mediet azere ku vlerëson Karabakun, por kujton dhe kohën kur ishte pjesë e ekipit.

“Nuk do të doja që të përballesha me Karabakun në raundin e dytë, por të paktën në të 3-in. E dimë se Karabaku është një ekip me shumë eksperiencë, por duhet të flasim në fushë dhe të shohim se si do të shkojë. Favoriti? Vitin e kaluar Karabaku mori pjesë në grupet e Champions Leagues, është normale që të konsiderohen si favoritët e sfidës.

“Ne do të bëjmë gjithçka që të bëjmë surprizën në turin e dytë. E dimë se do të jetë e vështirë përballë një kundërshtari si Karabaku, por në futboll mund të ndodhë gjithçka. Ata janë një ekip i fortë dhe pse janë larguar futbollistë me emër. Kam marrëdhënie të shkëlqyera me Ansi Agollin, por dhe me disa nga anëtarët e klubit“, – tregon fillimisht Nexhipi. Nuk mund t’u shpëtonte geazetarëve azer dhe karriera e kaluar e Nexhipit me Karabakun. 

“Në 2011 erdha në Azerbajxhan nga kampionati i Belgjikës. ‘Kuajt’ ishin një skuadër e mirë dhe atëherë. Ata kanë fituar eksperiencë gjatë kësaj kohe. Gurban Gurbanov ka bërë një punë fantastike. Jam shumë i lumtur që ish-klubi im është rritur shumë. E mbaj mend mirë kohën në Baku, ndeshjet tona. Më vjen keq që nuk luajta shumë për shkak dëmtimi”.

Gazetarët azer ngacmojnë Nexhipin dhe në lidhje me akuzat se klubi i Kukësit nuk ka paguar lojtarët. Ku i dihet, mbase Alijev ka folur më shumë se duhet… “Hera e parë që e dëgjoj nga ju. Kukësi është një nga 3 klubet më të mëdha në Shqipëri së bashku me Skënderbeun dhe Partizanin. Nuk kemi patur kurrë probleme me paratë. Nuk e di nga e keni këtë informacion, por nuk kemi patur kurrë probleme me pagat dhe bonuset”, – tregoi drejtori sportiv.

Më tej Nexhipi tregon dhe skenarin e tij ideal. “Shpresojmë të fitojmë me rezultatin 1-0 në Shkodër dhe të mos pësojmë. E dimë se do të jetë shumë e vështirë në Baku. Jam shumë i ngazëllyer që do të rikthehem në stadiumin e Karabakut”, – përfundoi ai.

I

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online