Vieri kritikon “ziliqarët”: Kristiano më kujton… Ronaldon

Të gjithë nuk ngurrojnë të shprehin mendimin e tyre për kalimin e Kristiano Ronaldos te Juventus dhe Bobo Vieri nuk mund të bëjë ndryshe. Ish-sulmuesi i famshëm italian vlerëson portugezin dhe “sulmon” njerëzit që e cilësojnë si një lojtar të vjetër. CR7 i kujton dikë, të cilin Vieri e kishte shok skuadre para disa vitesh dhe Bobo sheh ngjashmëri midis aftësive për të shënuar gola.

“Ronaldo erdhi në Itali në moshën 33-vjeçare dhe njerëzit thonë që është i vjetër, nuk do të shënojë sa sezonin e kaluar, por të gjithë janë tërbuar për faktin që Juventus e bleu dhe vazhdon të jetë ekipi më i fortë në Itali.

Ai më kujton Ronaldo brazilianin. Fenomeni ishte i papërmbajtshëm, të bënte të çmendeshe dhe shënonte çdo të diele. Kristiano i ngjan shumë, ka shënuar mbi 600 gola, 50 vitin e kaluar, me të majtën, të djathtën dhe në çdo mënyrë”, përfundon 45-vjeçari italian në një prononcim për “DAZN”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online