Tuhel e nxjerr jashtë loje, Draksler drejt Andaluzisë

0

Julian Draksler nuk do të jetë më pjesë e PSG-së për sezonin gjerman. Futbollisti gjerman e ka të qartë që te kampionët e Francës ai nuk do të marrë më minuta, diçka kjo shumë e dëmshme për një futbollsit që është vetëm 24-vjeç.

Sipas medies spanjolle “sport”, agjenti i Draksler është shumë pranë finalizimit së një marrëveshje me Seviljen. Bëhet fjalë për një huazim 1-vjeçar dhe asgjë më shumë, por nuk i dihet asnjëherë se çfarë mund të rezervojë e ardhmja për ish-lojtarin e Shalkes dhe Volfsburgut.

Në një vit e gjysmë me PSG-në, Draksler u aktivizua në 73 takime, ku shënoi 15 gola, si dhe regjistroi 12 asiste.  Në sezonin që sapo lamë pas, Draksler luajti më së shumti si mesfushor i avancuar për shkak të ardhjes së Nejmarit dhe Mbapesë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.