Perez në hall, zbulohen dy emrat “big” që refuzuan Realin

Reali i Madridit nuk ka arritur të zëvendësojë akoma Kristiano Ronaldon dhe në Madrid nuk ka zbarkuar një emër “big”. Tratativat kanë qenë të shumta, por ka patur dhe nga ata që kanë refuzuar Kampionët e Europës.

Siç citon “El Pais”, Mohamed Salah dhe Herri Kejn kanë qenë dy ndër objektivat e madrilienëve, por ata janë përgjigjur negativisht. Të dy sulmuesit e Premier Ligës, pasi kanë mësuar për interesimin e Realit kanë qenë të prerë në përgjigjet e tyre: “faleminderit, por jo”. Verë e vështirë për klubin, që gjithmonë është mësuar të arrijë objektivat e merkatos.

Merkato nuk është mbyllur akoma, por momentalisht alternativat e klubit “Merengues” janë: Kilian Mbape dhe Nejmar. Problemet e PSG me FFP(fair-play financiar) mund të detyrojnë francezët që të heqin dorë nga njëri prej dy sulmuesve dhe Reali është gati për të mbushur boshllëkun e krijuar nga largimi i portugezit drejt Juventusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online