Tenisi austriak Dominik Tim ka realizuar padyshim pikën më të bukur të turneut Grand Slam, “Roland Garros”. Në gjysmëfinalen ndaj serbit Novak Xhokoviç, 25-vjeçari mori duartrokitjet e të pranishme falë disa veprimeve fantastike.
Mbrojtje e shkëlqyer duke rikthyer në mënyrë të habitshme dy goditje të fuqishme të tenistit serb dhe më pas vjen “qershia mbi tortë”: Një ‘dropshot’ fantastik që nuk i lë asnjë shans Xhokoviç. Fatkeqësisht pika nuk i mjaftoi të merrte ‘gejmin’ në fjalë.