Novak Xhokoviç është shpallur fituesi i turneut të “Wimbledon”. Tenisti serb mundi në finale zviceranin Roxher Federer në një duel maratonë ku u desh që verdikti final të jepej më shumë se pesë orë pas fillimit të duelit. Në fund rezultati i përgjithshëm ishte 7 – 6, 2 – 6, 7 – 6, 13 – 12 në favor te tenisit serb.
Federer pati mundësinë 2 mundësi për të bërë të tijin trofeun me dy shërbime, por Xhokoviç bëri të pamundurën duke arritur të përmbysë avantazhin e zviceranit.
Unbelievable. Unshakeable. Unstoppable.@DjokerNole wins his fifth #Wimbledon title in an instant classic, defeating Roger Federer 7-6(5), 1-6, 7-6(4), 4-6, 13-12(3) #JoinTheStory pic.twitter.com/S2Mx1yyJ3M
— Wimbledon (@Wimbledon) July 14, 2019
Ky është trofeu i 16 Grand Slam në karrierën 32-vjeçarit dhe i pesti në “Wimbledon”. Edhe pse 37-vjeç Federer ia bëri mjaft të vështirë tenistit serb, por Xhokoviç tregoi në shumë raste pjekurinë e tij duke ia dalë të anulonte disa raste ku zvicerane kishte mundësinë për breakpoint.
A match for the ages…
The moment @DjokerNole retained his crown to become #Wimbledon champion for a fifth time after a historic men’s singles final#JoinTheStory pic.twitter.com/zDQlEBviMD
— Wimbledon (@Wimbledon) July 14, 2019
Në fjalët pas marrjes së trofeut Xhokoviç tha: Është ndër finalet më të bukura që kam marrë pjesë, ndoshta më e bukura. Nuk mund ta besoj ai kishte dy mundësi për t’i dhënë fund ndeshjes. Roxher është një ndër tenistët më të mëdhenj të gjitha kohërave dhe ai më frymëzon dhe mua, shpresoj që të luaj dhe unë si ai kur të jem 32 vjeç“