VIDEO | Xhenoa befason Lacion, Empoli i Veselit rikthehet te fitorja

Lacio doli pa pikë nga transferta kundër Xhenoas, pavarësisht se shënoi e para. Milan Badelj kaloi ekipin e Inzagit në avantazh një minutë përpara fundit të pjesës së parë. Aksion shumë i bukur i kroatit, i cili kombinoi me Imobilen dhe dërgoi topin në rrjetë.

 

Vendasit reaguan në pjesën e dytë dhe shënuan dy herë në 15 minutat e fundit. Sanabria barazoi rezultatin në minutën e 75-të, pas një goditje këndi të Xhenoas, ndërsa kapiteni Krishito shënoi golin e fitores në minutën e katërt shtesë. Një diagonale e bukur e mbrojtësit, që nuk u arrit nga Strakosha dhe në stadium shpërtheu festa e vendasve. Kjo fitore e ngjit Xhenoan në vendin e 13-të me 28 pikë, ndërsa Lacio mbetet 4 pikë larg Milanit të vendit të katërt.

Në ndeshjet e tjera, Empoli i Veselit është rikthyer te fitorja pas tetë ndeshjes duke mposhtur me tris golash Sasuolon dhe duke siguruar tre pikë të arta për mbijetesën. E tillë ishte dhe fitorja e Udinezes, së cilës i mjaftoi një gol në minutat e fundit për t’iu larguar Bolonjës së vendit të tretë nga fundit.

 

 

Empoli-Sasuolo 3-0
(Kruniç 34’, Akuah 37’, Farias 60’)

Xhenoa-Lacio 2-1
(Sanabria 75’, Krishito 90+4’ / Badelj 44’)

Udineze-Kievo 1-0
(Teodorçik 86’)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *