VIDEO | Xhejms e Lilaj mundin Karabagun, nigeriani sërish vendimtar me gol

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Gabala ka mundur Karabagun në takimin e parë të gjysmëfinales së Kupës së  Azerbajxhanit. Dy “ish”-ët e Skënderbeut, Sabien Lilaj dhe Xhejms Adeniji e filluan nga minuta e parë këtë takim.

Sulmuesi nigeriani shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën 72-të, teksa finalizoi me sukses një kundërsulm të shpejtë të skuadrës së tij. Duhet përmendur se Xhejms ka bërë një sezon të shkëlqyer me Gabalën, duke qenë golashënuesi më i mirë i skuadrës, ndërsa Lilaj shpeshherë është aktivizuar nga stoli, kjo dhe për shkak se sezoni i mesfushorit korçar është shoqëruar me dëmtime të shumta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *