Video | Volfsburg dhe Frankfurt super, Rashica e nis me asist

Mbyllen pesë ndeshje të Bundesligës. Volfsburgu arriti një fitore të rëndësishme me Shalken në minutat shtesë, ndërsa fitoi dhe Herta e Berlinit me Nyrenbergun para tifozëve të saj. Barazim mes Verder Bremenit dhe Hanoverit, ndërsa Augsburgu dhe Ajntrahti i Frankfurit sigurojnë fitore në transfertë.

Volfsburgu dhe Shalke u përballen në një ndeshje me gola, kartona të kuq dhe plot emocione. Arnold krosoi nga goditja e këndit dhe mbrojtësi amerikan, Xhon Bruks (33’), i cili ishte harruar në zonë nga lojtarët e Shalkes, shënoi me kokë duke kaluar Volfsburgun në avantazh. Shalke mbeti me 10 lojtarë në minutën e 65. Mbrojtësi Nastasiç.

Arbitrit iu desh të thirrte sistemin VAR në ndihmë dhe pasi pa pamjet, ai ndëshkoi serbin me karton të kuq për ndërhyrje të ashpër. Djemtë e Tedeskos nuk u dorëzuan dhe arritën të barazojnë ndeshjen. Bruks shkaktoi një penallti dhe algjeriani Bentaleb (86’) i ardhur nga stoli, u tregua i saktë nga pika e bardhë duke shmangur barazuar rezultatin. Vendasit nuk u demoralizuan, por arritën të gjejnë golin e fitores në minutat shtesë. Ginzçek (94’), i futur në fushë si zëvendësues, arriti të shënonte në limite duke i dhuruar “Ujqërve” një tri pikësh të artë.

Fortuna e Duseldorfit u rikthye në Bundesligë, por zhgënjeu para fansave të saj duke u mposhtur nga Augsburg 1-2. Vendasit shënuan në fundin e pjesë së parë me anë të Myler. Portieri mik nuk u mor vesh me një nga mbrojtësit dhe aty përfitoi Zimerman, i cili lëshoi një top drejt zonës dhe Myler tundi rrjetën e Augsburgut.

Miqtë reaguan në pjesën e dytë dhe arritën të barazojnë me anë të Hintereger. Shmid krosoi në zonë dhe mbrojtësi austriak goditi bukur me kokë duke barazuar shifrat. Augsburg gjeti dhe golin e dytë me anë të Han (77’), i cili shënoi me kokë duke kaluar miqtë në avantazh. Ky gol vlejti tre pikë.

Trepikësh i rëndësishëm për Hertën e Berlinit. I zakonshmi Ibisheviç (28’) shënoi golin e fitores. Veprim i bukur në krahun e djathtë nga Valtero Lazaro. Austriaku mbasi dribloi një mbrojtës, dha një asist të bukur dhe boshnjaku shënoi thjeshtësisht, duke kaluar kryeqytetasit në avantazh. Nurenbergu kishte shansin më të mirë për të barazuar ndeshjen me anë të një penalltie në minutën e 84’, por portieri norvegjez Jarshtein priti goditjen e suedezit Ishak.

Nisje e mirë dhe për Ajntrahtin e Frankfurtit. Fituesit e Kupës së Gjermanisë morën tri pikë në transfertën me Fraiburgun. Myler (10’) kaloi miqtë në avantazh me anë të një goli tepër të bukur. Francezi Haler i dhuroi një pasim të bukur me thembër gjermanit, i cili goditi fort duke mos i dhënë shpresë portierit të Fraiburgut. Vendasit gjeten golin në fillimin e pjesë së dytë, por u anullua, Niderlekner ishte në pozicion të parregullt. Haler (82’) shënoi dhe golin e dytë duke vulosur fitoren e miqve.

Verder Bremen dhe Hanover zhvilluan një sfidë të fortë midis tyre. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ku vlen të theksohet një rast i Hanoverit me anë të Bebout, por Pavlenka i Verderit shpëtoi portën e tij me anë të një pritje fantastike. Minuta dhe për Milot Rashicën, i cili hyri në fushë në minutën e 52’ duke zëvendësuar Maks Kruzen. Uejdant (76’) kaloi Hanoverin në avantazh pas një pasimi shumë të bukur të Bebout. Vendasit nuk u dorëzuan dhe arritën të barazonin rezultatin me anë të Gebre Selasie (85’). Rashica krosoi një top të bukur në zonë dhe mbrojtësi çek goditi me kokë nga shumë afër portës duke i dhuruar një pikë Verderit.

Asisti i Rashicës

Fortuna DuseldorfAugsburg 1-2 (Raman 39’/Hintereger 57’, Han 76’)

FraiburgAintraht Frankfurt 0-2 (Myler 10’, Haler 82’)

Herta BerlinNyrenberg 1-0 (Ibisheviç 28’)

Verder BremenHanover 1-1 (Gabriel Selasie 86’/Uejdant 76’)

VolfsburgShalke 2-1 (Bruks 33’, Ginzçek 94’/Bentaleb 86’)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online