Telushi supergol, Partizani triumfon në Kamzë

KAMZA-PARTIZANI     0-1

Shënues: Telushi 67′

Kamza: Avdyli, Frashëri, Beqiri, Teqja, Bonani (Zisi 46′), Idrizaj, Arrabal, Malaj (Mumajesi 74′), Plaku, Mehmeti, Roloviç (Martinena 64′). Trajner: Bledar Devolli

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Kalari, Telushi, Hila (Bardhi 76′), Mensah (Asani 46′), Mala, Trashi, Hebaj (Progni 60′). Trajner: Skënder Gega

Gjyqtarë: Olsi Sokoli, Denis Rexha, Gernat Qirici, Blerim Ziri
Delegat: Bujar Pregja; Vëzhgues: Arjan Mali
Karton i verdhë: Telushi 32′

KRONIKA

87′ Plaku tenton nga jashtë zone, pret qetësisht Hoxha. Kamza është fikur pas golit të Telushit.

82′ Kundërsulm i Partizanit, Progni ndalet sërish nga Avdyli. Pretendon penallti Progni, por më kot.

67′ GOL PARTIZANI! Direkt nga goditja e dënimit Bruno Telushi, topi në trekëndësh dhe portieri i Kamzës nuk lëviz nga vendi!

65′ Sërish Partizani, këtë radhë as fati nuk i do të kuqtë, sepse Mala brenda zone godet fort dhe topi përplaset mbi trupin e shokut të vet.

64′ Progni humbet rast ideal, i vetëm me porterin Avdyli, i cili grushton shkëlqyeshëm. Rasti i parë i madh i ndeshjes për Partizanin!

53′ Zisi godet nga distanca, topi devijohet dhe shkon te Malaj, i cili i vetëm me Alban Hoxhën hedh topin drejt vijës fatale, ku largon Hila. Partizani vuan tmerrësisht sa herë Kamza futet në zonë.

45’+2 Kamza sërish këmbëngul, fiton dy këndore dhe rrezikon seriozisht portën e Partizanit, me mbrojtjen e kuqe që me zor largon.

PUSHIMI I NDESHJES – Kamza superiore, dominuese në momente të caktuara, por ka gabuar shumë, e pafalshme, sidomos me penalltinë e humbur në fund. Partizani? Ende një mister!

45+3′ Penallti për Kamzën, e ftiuar nga Plaku! Portieri Alban Hoxha arriti të priste penalltinë, ekzekutuar nga kapiteni, i cili gjuajti dobët dhe qendrore!

43′ Mala brenda zonës gjuajti drejt portës, pret Avdyli.

41′ goditje dënimi e ekzekutuar nga Telushi, topi devijohet dhe përfundon jashtë. Goditje këndi, Hebaj me kokë gjuan lehtë, Avdyli kotrollon topin.

30′ Vijon Kamza të kontrollojë ndeshjen, Partizani askund.

14′ Zbritje e Kamzës me Plakun, sulmuesi në zonë kërkoi Roloviç, por Kalari largoi rrezikun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online