Video | Uotfordi merr kreun, Pereira është lideri

Uotfordi nuk ndalet dhe mposht Kristal Palas me rezultatin 2-1. Fitorja e tretë rresht për ekipin e Gracias, që  ngjitet në vendin e parë me pikë të barabarta me Liverpulin.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa Pereira kaloi vendasit në avantazh në minutën e 53’. Një kundërsulm i shpejtë i Uotfordit dhe Kapoe pasoi drejt argjentinasit, i cili shënoi një gol të bukur. Dyfishimi erdhi në minutën e 71’ me anë të Holebas. Greku shmangu bukur një lojtar në krahun e majtë të sulmit dhe nisi një krosim drejt zonës, por topi përfundoi në rrjetë duke çuar peshë tifozët vendas.

Miqtë reaguan mbas shtatë minutash me të zakonshmin Zaha. Veprimi individual i sulmuesit, i cili futet bukur në zonë dhe shënon golin e nderit për Kristal Palas. Ndeshja nuk pati më gola dhe Uotfordi ngjitet në kuotën e nëntë pikëve, ndërsa Kristal Palas mbetet në kuotën e tre pikëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online