Kristiano Ronaldo është një nga futbollistët më të mirë i të gjitha kohërave dhe futbollisti portugez, ka vendosur shumë rekorde në karrierën e tij. CR7 ishte lojtari më i vjetër që shënon tripletë në Kupën e Botës, pasi i shënoi Spanjës në atë barazim 3-3 në ndeshjen e parë të “Rusi 2018”.
34 – Oldest player to score a World Cup hat-trick:
Women’s WC – Cristiane (34y 25d)
Men’s WC – Cristiano Ronaldo (33y 130d).Record.#FIFAWWC pic.twitter.com/edAbkyOwAY
— OptaJohan (@OptaJohan) June 9, 2019
Në atë ndeshje, Ronaldo ishte 33 vjeç e 130 ditë. Sot, një futbolliste femër i ka “vjedhur” këtë rekord yllit portugez. Kristiane Souza, sulmuese e kombëtares së Brazilit, shënoi sot tre gola në Kupën e Botës për femra, në takimin kundër Xhamajkës. Kristiane është 34 vjeç e 25 ditë, duke u bërë kështu futbollistja më e vjetër që shënon tre gola në një Kupë Bote.