VIDEO | Spektakël dhe gola në Gjermani, Ajntrahti ia del në shtesa

Plot 18 gola janë shënuar në pesë ndeshjet e drekës në Bundesligë. Fitore të rëndësishme për Laipcigun dhe Ajntrahtin e Frankfurtit në transferta.

Duseldorfi siguroi një trepikësh të rëndësishëm në kryeqytet përballë Hertës, ndërsa Volfsburgu nuk pati probleme për të mposhtur Hanoverin e fundosur. Kjo fitore i ngjit “ujqërit” në vendin e gjashtë, duke siguruar për momentin një biletë në Europë.

Laipcigu fitoi me “poker” golash në shtëpinë e “Aspirinave”. Dygolëshi i Haverc nuk i mjaftoi Leverkuzenit, ndërsa miqtë “blinduan” vendin e tretë me këtë fitore.

Ajntrahti është një nga ekipet më në formë në Gjermani. Rebiç dhe Joviç ishin autorët e fitores së artë përballë Shalkes. Emocione të forta në Gelserkishen. U desh minuta e nëntë shtesë që ekipi nga Frankfurti të gjente golin e fitores.

Arbitri akordoi katër të tilla, por Shalke mbeti me dhjetë lojtarë dhe u desh ndërhyrja e VAR-it për të akorduar penallti për miqtë. Luka Joviç u tregua i saktë nga pika e penalltisë dhe konfirmoi Ajntrahtin në vendin e katërt, që përkthehet kualifikim në Champions.

Leverkuzen-Laipcig 2-4
(Haverc (pen) 11’, 23’ / Sabitzer 17’, Verner 64’, Frosberg (pen) 71’, Kunha 83’)

Herta Berlin-Duseldorf 1-2
(Grujiç 41’ / Raman 35’, 61’)

Shalke-Ajntraht Frankfurt 1-2
(Serdar 21’ / Joviç 13’, Joviç (pen) 99′)

Shtutgart-Nyrnberg 1-1
(Kabak 75’ / Pereira 42’)

Volfsburg-Hanover 3-1
(Stefen 32’, 71’, Rousilon 78’ / Uejdant 30’)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online