VIDEO: Telushi kthim fatlum, Partizani vuan për një pikë

Partizani dhe Laçi nuk kanë arritur të marrin më shumë se 1 pikë në përballjen mes tyre, edhe pse të dyja skuadrat kishin raste të shumta për të shënuar. Pjesa e parë, foli më mirë për kurbinasit, që ishin më mirë të vendosur në fushë. Madje, Ndriçim Shtubina i dha dhe avantazhin në minutën e 22’ të tijve.

Pas një penalltie të fituar nga Xhixha, Shtubina tregohet i saktë nga pika e bardhë dhe mposht kapitenin Hoxha. Në pjesën e dytë, Partizani u hodh në sulm dhe rrezikoi disa herë portën e Selmanit, por edhe Laçi kishte shumë raste të pastra me anë të kundërslumeve.

Goli i barazimit për “Demat e Kuq” do të vinte vetëm në minutën e 82’, me anë të Bruno Telushit. Edhe mesfushori shënon me anë të një penalltie, të cilën e shndërroi në gol me “Panenka”. Ky gol do të vendoste dhe rezultatin final të sfidës, që u mbyll e barabartë 1-1.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 31
E shtunë, më 27 prill 2019, ora 19:00

PARTIZANI-LAÇI    1-1
Telushi 81′ / Shtubina 22′

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Kalari, Trashi, Mala, Hila, Duka (Telushi 62′), Asani, Mensah (Hebaj 68′), Bardhi (Çinari 55’). (Në dispozicion: Xhika, Kote, Çinari, Kardozo, Jaiteh, Telushi). Trajner: Skënder Gega

Laçi: Selmani, Shtubina, Toro, Gjoni, Domgjoni, Mersinaj, Eller, Lushkja, Çokaj, Okpotu (Mane 89′), Xhixha.  (Në dispozicion: Sali, Sefgjini, Deliu, Mane, Jonuzi, Galiç, Berisha). Trajner: Sulejman Starova.

Kryesor: Emirjon Sino Anesorë: Ilir Tartari, Nuri Rrapaj I katërt: Olsid Ferataj

Kartonë të verdhë: Hoxha 22′, Trashi 24′, Telushi 87′ / Okpotu 9’, Domgjoni 25′, Shtubina 75′

EPISODET –

90’ – Mbyllet takimi në kryeqytet, Partizani dhe Laçi ndajnë pikët

86’ – Fantastik Çinari. Sulmuesi i Partizanit kërkon të shënojë një supergol me një kthesë të bukur, por tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën. I pafat numri 7 i “Demave”

81’ – Mersinaj pengon brenda zonës Çinarin dhe për gjyqtarin, penallti! Telushi, i rikthyer pas një periudhe të gjatë, merr përsipër ekzekutimin dhe arrin të shënojë, duke ndëshkuar portierin Selmani me një Panenka.

62’ – Pas Çinarit, Gega aktivizon edhe Bruno Telushin. Pas dy muajve jashtë fushave, “ushtari” i Partizanit rikthehet për të qenë i rëndësishëm

46’ – Pjesa e dytë nis pa ndryshime, të njëjtët 22 lojtarë në fushën e lojës. Kurbinasit luajnë topin e parë

45’ – Mbyllet pjesa e parë në “Selman Stermasi”, vendos penalltia e Ndriçim Shtubinës në minutën e 22’.

40’ – E pabesueshme çfarë humbet Mensah. Pas një kombinimi të mirë nga e djathta mes Asanit dhe Ibrahimit, topi mbërrin në qendër të zonës së Laçit. Aty ndodhet i lirë sulmuesi Mensah, por me portën e boshatisur, e çon topin jashtë. Nuk iu beson syve sulmuesi i “Demave”

22’ – Xhixha pengohet në zonë nga portieri Hoxha dhe për gjyqytarin nuk ka dyshime: Penallti për Laçin. Shtubina merr përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe shënon, duke kaluar në avantazh kurbinasit

14’ – Asani kërkon të surprizojë portierin Selmani nga një distancë e largët, por e majta e numrit 10 shkon larg kuadratit

4’ – Laçi shumë pranë golit. Fillimisht Shtubina e më pas Domgjoni provojnë të shënojnë, por ndalen nga kapiteni Hoxha

1′ – Fillon takimi ne “Selman Stermasi”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online