Toti bekon Konten, por: Kemi Ranierin, trajneri nuk varet nga Champions-i

Dihet tashmë se Roma është në kërkim të një trajneri për sezonin e ardhshëm, më Klaudio Ranierin që do bëjë gati valixhet për t’i hapur vendin dikujt tjetër më ambicioz. Shumë diskret shfaqet Françesko Toti. Legjenda e klubit, pjesë e direktivës tashmë pas tërheqjes nga futbolli, mundohet ta respektoje trajnerin aktual dhe të mos flasë për asnjë emër të mundshëm për të marrë drejtimin e Romës.

Antonio Konte është dëshira më e madhe për të marrë drejtimin e stolit. Media të ndryshme në gadishull, janë shprehur se Roma është pranë akordit me Italianin. Françesko Toti nuk tregon asgjë rreth këtij detaji, por shprehet se Konte është një trajner i madh dhe fitues. Toti e dëshiron në stolin e Romës, por i duket e vështirë të ndodhë kjo gjë, pasi trajnerin e kërkojnë disa klube.

“Javët e fundit kemi parë shumë lajme mbi Konten te Roma, por ne kemi Ranierin në stol dhe duhet të respektojmë atë deri në fund. Ne kemi objektiv Championsin dhe nuk më duket e drejtë të flasim për trajner të ri në këtë moment. Megjithatë, ju siguroj se zgjedhja e trajnerit nuk varet nga mbërritja në vendin e katërt.”

“Konte është një nga trajnerët më të mirë në botë. Ai ka fituar kudo që ka shkuar. Shumë klube do të futen fuqishëm në garë për ta pasur. Ka pasur kontakte me klube të mëdha. Kështu që, është shumë e vështirë. Natyrisht që do ta doja Konten te Roma, por duhen parë shumë gjëra për ta bërë këtë”, tha Françesko Toti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online