VIDEO | Tani e ka vulosur, Maradona është i “çmendur”

0

Dorados Sinaloa arriti një fitore me rezultatin 2-3 përballë Zakatekas Mineros, ekip që renditet në vendin e tretë në divizionin e dytë të futbollit meksikan. Trepikësh i rëndësishëm për ekipi i drejtuar nga Diego Maradona, ndërsa ky i fundit lumturohet si fëmijë sa herë që fiton. Kjo fitore e ngjit Dorados në vendin e shtatë në kampionat.

Legjenda argjentinase dhuroi shfaqje dhe gjatë Botërorit të zhvilluar në Rusi me festimet e tij unike, ndërsa kësaj radhe ka festuar në dhomat e zhveshjes më djemtë e tij. Unik, origjinal dhe i çmendur.

Me një patericë në duar për shkak të problemeve me gjunjët, por kjo nuk e pengon Maradonën të dhurojë spektakël. Siç shihet në video, argjentinasi feston duke kërcyer me një nga lojtarët e tij, ndërsa fton dhe lojtarët e tjerë t’i bashkohen skenës.

.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.