VIDEO | Kampionati zviceran, ka paqe në derbin e shqiptarëve

0

Në Zvicër siç dihet luajnë jo pak shqiptarë dhe klubet besojnë shumë tek futbollistët kuqezi Bazeli i taulant Xhakës nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 me Noshatel Ksamaks, pjesë e së cilit është dhe Arbnor Fejzullahi. Xhaka luajti për 90 minuta, ndërsa ish-mbrojtësi i Partizanit nuk ishte i grumbulluar për këtë sfidë. Goli për Bazelin u shënua nga Albian Ajeti

Në ndeshjen tjetër mes Sionit dhe Grasshopersit kanë munguar golat. Në fushë për gjatë gjithë ndeshje ishin Ermir Lenjani për vendasit dhe Arlind Ajeti për miqtë. Lenjani është ndëshkuar dhe me karton të verdhë në fraksionin  parë të ndeshjes. Nga stoli e kanë  ndjekur nga stoli ndeshjen Bujar Lika dhe Gjelbrim Taipi për skuadrën e Grasshopersit.

Bazeli ka bërë një hap tjetër fal dhe tani duket shumë larg vendit të parë. Sioni dhe Grasshopers në anën tjetër ndajnë pikët në një ndeshje që nuk duhej, pasi ndodhen të dyja shumë pranë fundit të klasifikimit. Ekipi i Fejzullahit për momentin e sheh veten në vendin e fundit në tabelë me vetëm 10 pikë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.