PSG dhe Rene po përballen mes tyre në Kinë për trofeun e Superkupës së Francës. 45-minutëshi i parë ka dhuruar surpriza dhe është mbyllur me avantazhin e ekipit të Julien Stefan.
Rene e gjeti shumë shpejt golin me anë të sulmuesit Adrien Hunou. 25-vjeçari iu shkëput bukur mbrojtjes së kampionëve dhe ndëshkoi Areolën në minutën e 13-të.
Pavarësisht se PSG u hodh i tëri në sulm për të barazuar ndeshjen dhe dominoi totalisht, pjesa e parë nuk dhuroi asnjë gol tjetër.
Hunou’s goal that have Rennes leading PSG pic.twitter.com/aNF3vgjFmf
— The Sportz Zone (@SportzGlobal) August 3, 2019