Premier Liga “ndez motorët”, ja 5 talentet që pritet të shpërthejnë

Premier Liga është shumë pranë fillimit. Klubet janë të mbushur me talente dhe të gjithë janë në garë për t’u bërë të mëdhënj. Më poshte kemi sjellë një listë të formuluar nga rrjeti mediatik “BBC”, me pesë lojtarët më premtues, që sezonin e ardhshëm pritet të shpërthejnë dhe të mrekullojnë botën me talentin e tyre.

MAKS ARONS– Luan me Noruiç Siti dhe sezonin e kaluar ishte një prej më të mirëve të ekipit të tij. Vetëm 19-vjeç dhe ka shumë për të përmirësuar. Aktivizohet si mbrojtës i djathtë. Sezonin e kaluar regjistroi 41 ndeshje. Junajtid dhe Totenhem e ndjekin me kujdes situatën e tij.
FILL FODEN-Guardiola tha: “Foden është talenti më i madh që më kanë parë sytë”. Kaq mjafton për të përshkruar aftësitë e 19-vjeçarit. Sezonin e regjistroi 25 ndeshje me Sitin, duke hasur vështirësi të çajë mes yjeve të kampionëve. Ky sezon premton shumë për të.
MORGAN GIBS-UAJT– Luan me Ulvs dhe është talent i ardhur nga klubi i Horge Mendesh. Aktivizohet si mesfushor dhe numëron vetëm 19 vite mbi supe. Sezonin e kaluar hasi vështirësi për të zënë vend titullari, por është zgjedhur shumë shpesh të nisë nga stoli. Regjistron 25 paraqitje.
MASON GRENUD– Ka bërë ndeshje spektakolare në fazën pregatitore. Është një talent i promovuar së fundmi në skuadrën e parë dhe ka shfaqur cilësi të mëdha. Vetëm 17-vjeç dhe aktivizohet si sulmues. Është shumë i shpejtë dhe produktiv para portës.
LOID KELLI– Vetëm 20 vjeç dhe do të debutojë në Premier Ligë këtë sezon. Aktivizohet në krahun e majtë, por edhe në qendër të mbrojtjes. Bornemuth e mori këtë verë për 13 milionë paund nga Bristol Siti. Zotëron aftësi atletike shumë të mira dhe bie në sy për qetësinë që e karakterizon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online