Sot ka qenë një ditë ndryshe për kombëtaren kuqezi. Djemtë e Edi Rejës kanë vendosur t’i bëjnë një surprizë të këndshme Shtëpisë së Fëmijës në Durrës. Trajneri italian ka qenë i shoqëruar nga ndihmësit Bulku, Salihi dhe Porrini.
Berisha, Mavraj, Roshi, Hysaj, Lenjani dhe Cikalleshi ishin përfaqësuesit e grupit të lojtarëve. Ata shpërndanë dhurata për të vegjlit, ndërsa ndihmuan në blerjen e disa pajisjeve elektroshtëpiake, duke ndikuar në përmirësimin e kushteve të vogëlushëve.
Emocione dhe atmosferë festive, ndërkohë që të vegjlit kishin përgatitur një festë për rastin e 1 qershorit. Nuk është hera e parë që FSHF mbështet dhe inkurajon organizime të tilla dhe fton të gjithë komunitetin që përfaqëson futbollin që të bëjnë sa më shumë në këtë aspekt.