VIDEO | Spurs mposhtin Juven: Kryevepër e Kejn, shënon golin e vitit

Mauricio Sarri e ka nisur me një humbje aventurën e tij në krye të Juventusit. Miqësore aspak e lehtë për bardhezinjtë, edhe pse trajneri Poçetino ju besoi shumë lojtarëve të rinj.

2-3 përfundoi ndeshje në favor të Totenhemit, që triumfoi falë një goli të shënuar në shtesa. Erik Lamela zhbllokoi shifrat pas një gjysmë ore lojë dhe skuadrat shkuan në pushim me këtë rezultat.

E dytë nisi plot ritëm, emocione dhe gola. Tre të tillë u shënuan brenda nëntë minutash. Juventusi përmbysi gjithçka shumë shpejt. Higuain barazoi shifrat, ndërsa Kristiano Ronaldo kaloi kampionët e Italisë në avantazh pasi një topi të marrë nga De Shiljo.

Festa bardhezi zgjati pak, pasi Lukas Moura barazoi ndeshjen pas një asisti të Ndombele. Sarri vendosi t;i dhuronte disa minuta edhe Matijs De Ligt, i cili debutoi me ekipin e ri. Kur u mendua se gjithçka po mbyllej në një barazim 2-2, Herri Kejn shënoi një gol kryevepër. Goditje nga mesi i fushës, duke turpëruar Sheznin.

Juventus-Totenhem 2-3
(Higuain 56’, Ronaldo 60’ / Lamela 30’, Lukas 65’, Kejn 90+3’)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online