VIDEO | Sportingu fiton një penallti qesharake, VAR tërbon Portugalinë

0

Sportingu i Lisbonës fitoi me rezultatin 2 – 1 transfertën ndaj Boavistës. Takimi përfundoi me shumë polemika sidomos për faktin se gjyqtari i takimit akordoi një penallti të paqenë në minutat e fundit të takimit, që u dha tri pikët skuadrës nga Lisbona.

Në Portugali njerëzit janë mësuar me skena të tilla, sidomos kur bëhet fjalë për një ndër tri ekipet e elitës: Porto, Benfika, Sporting. Mirëpo ky rast bën përjashtim, pasi këtë sezon liga e parë e Portugalisë ka implementuar sistemin VAR.

Për habinë e të gjithëve gjyqtarët në dhomën e VAR-it nuk ndërhynë për të korrigjuar këtë vendim të arbitrit.

Në përfundim të takimit trajneri Boavistës  Lito Vidigal tha: “Çfarë mund të them për atë rast. S’kam fjalë.Tani kam një tufë lojtarësh të mërzitur. Bënë një lojë të mirë, punuan fortë dhe krijuan raste për shënim. U detyrova të ndërhyja  për t’i larguar nga trupa e arbitrave.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.