Poçetino shpërthen kundër ekipit: Lojtarë arrogantë dhe pa mentalitet!

Totenhemi ia doli të eliminonte një ekip të fortë si Borusia e Dortmundit në Champions Ligë, duke u kualifkuar në çerekfinale, por në kampionat gjërat po shkojnë keq.

Djemtë e Poçetinos kanë grumbulluar vetëm 4 pikë në pesë ndeshjet e fundit. Junajtid, Arsenal dhe Çelsi janë afruar dhe vendi i tretë është në rrezik. Ditën e djeshme erdhi humbja përballë Sauthemptonit në transfertë.

Herri Kejn kaloi Totenhemin në avantazh në pjesën e parë, por vendasit shënuan dy herë brenda 5 minutash në të dytën, duke siguruar një trepikësh të artë për garën e mbijetesës. Mauricio Poçetino ka mbetur i shokuar nga pjesa e dytë e ekipit të tij. Ai nuk gjen shpjegim tjetër dhe akuzon lojtarët për arrogancë dhe vetëkënaqësi.

Nuk mund të luajmë vetëm 45 minuta. Kjo është një çeshtje mentaliteti, por nuk arrij ta kuptoj ndryshimin e madh midis pjesës së parë dhe të dytës. Nuk jemi aq të uritur sa për t’i ‘vrarë’ ndeshjet. Jam i shqetësuar për mënyrën se si u kthyem në fushë në pjesën e dytë. Mendoj se shpjegimi i vetëm ka të bëjë me arrogancën dhe vetëkënaqësinë”, përfundon trajneri argjentinas i “Spurs”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online