VIDEO | Spektakël i Atalantës, “pushton” Firencen për tre minuta

0

Po luhet në “Artemio Franchi” gjysmëfinalja e vajtjes në Kupën e Italisë, mes Fiorentinës dhe Atalantës. Sfida ka nisur në mënyrë perfekte për miqtë nga Bergamo, teksa kur kanë kaluar 30 minuta nga ndeshja udhëheqin me shifrat 0-2.

Dy gola të shënuar brenda tre minutave, me autorë Alehandro Gomez dhe Mario Pashaliç. Goli i parë u shënua në minutën e 16-të dhe aksioni është i gjithi për t’u shijuar, me Atalantën që dhuron spektakël në Firence.

Vetëm dy minuta pas golit të parë, ishte Pashaliç, i cili i asistuar nga Josip Iliçiç shty topin në rrjetë për herë të dytë. Nisja duket në malore për Fioretinën, e cila do ta ketë mjaft të vështirë për të reaguar.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.